Fier, paditen inspektorët e rremë. IKMT: Kërkonin ryshfete

27/01/2016 00:00

Drejtuesit e Inspektoriatit Ndërtimor në Fier kanë paditur një rast “mashtrimi”.

Sipas tyre, disa persona me dokumente të falsifikuara u bëjnë presion qytetarëve të ndryshëm, duke u thënë se do t’iu prishet banesa. Megjithatë, ata mund të shpëtojnë vetëm në shkëmbim të pagesave.

Tre persona kanë bërë padi, e më pas bashkë me ta edhe shefi i IKMT-së në Fier.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, ndërsa ka raportime se një fenomen i tillë po ndodh edhe me inspektorë të rremë të tatimeve, që lëvizin në zonat rurale.

Top Channel