Gjendet në Afganistan djali me “qesen-fanelë” të Messit

27/01/2016 00:00

Fansa të Leo Messit, kërkimi përfundoi me sukses. Djali që u pa i veshur me një qese plastike të bardhë me vija bojëqielli, që simbolizojnë ngjyrat e kombëtares argjentinase, me numrin 10 dhe emrin e Messit mbi të, është gjetur më në fund.

Ai është 5-vjeçari Murtaza Ahmadi, është nga Jagori i Afganistanit dhe “dashuron futbollin e Messin”.

“Zgjohet natën duke qarë dhe thotë që dëshiron të takojë Messin”, tregon babai i tij për CNN. Kur vogëlushi i kërkoi të paktën një fanelë të Messit, i ati i tha se ishin të varfër dhe se e kishte të pamundur t’ia blinte.

“Qau disa ditë me radhë, derisa i vëllai sajoi një qese plastike. Sapo e veshi, u lumturua”, shprehet babai i Murtazës.

Top Channel