Akuzat ndaj Metës për “CEZ”, avokati i OSHEE: Gënjeshtra të qëllimshme

27/01/2016 14:50

Studio “Clifford Chance” në cilësinë e këshilltarit kryesor të OSHEE-së në arbitrazhin kundër DIA i ka dërguar një letër ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe administratorit të OSHEE-së, Ardian Çela.

Në këtë letër, zyra avokatore thekson se, pavarësisht se nuk ka reaguar ndaj shkrimeve në media, siguron se nuk ka asnjë të dhënë që lidh kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta me veprimet korruptive të DIA-s, apo administratorëve të saj.

“Në këtë dritë është për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashtrimet tona rrodhën në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e të Nderuarit Kryetar të Parlamentit të Shqipërisë me akuzën e korrupsionit. Kjo gjë ka qenë qartësisht e pajustifikueshme mbi bazën e parashtrimeve tona. Ju do të kuptoni që ne na duhej të qëndronim të tërhequr nga reagimi në detaje ndaj supozimeve të tilla të medias, në këndvështrim të procedurave në vazhdim të arbitrazhit, por ne mund t’ju sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh z. Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktuale. Në çdo rast, përfshirë përpjekjen e fundit frenetike të oponentëve të OSHEE-së për te shkaktuar konfuzion publik, ato dështuan dhe procedimi përfundoi me dhënien e vendimit përfundimtar të arbitrazhit më datë 14 Dhjetor 2015”, thuhet në letrën e Clifford Chance. 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel