U përfol që në verë, por All Saints më në fund kanë konfirmuar se janë duke publikuar albumin e tyre të ri, që nis me këngën “One Strike”.

“Që herën e parë që e dëgjova në makinën time, nuk mund të pushoja së qari”, thotë Natalie Appleton, e cila aktualisht qëndron përkrah së motrës, Nicole.
Si gjithmonë tekstet janë shkruar nga Shaznay Lewis e cila ka përfshirë emocionet e saj për një rikthim të fuqishëm të grupit. Pra, çfarë është më e rëndësishme?

“Kur shkruaj mendoj vetëm për atë që kam në mendje. Tekstet janë shumë reale. ”, shpjegon Shaznay. Kënga e re është shkruar si një përgjigje e drejt për drejtë ndaj thirrjeve për ribashkim pasi martesa e Nicole Appleton dhe yllit të Oasis Noel Gallagher morri fund në 2014, pas 14 vjetësh së bashku.

“One Strike” do të publikohet më 26 shkurt, dhe është një thirrje e fuqishme për të gjithë ata që kanë kaluar një dhimbje të madhe dhe që presin momentin e rëndësishëm për të ndryshuar përjetë jetën e tyre. Më pas kënga do të pasohet nga publikimi i albumit “Red Flag”, më 8 prill.

Vajzat patën mjaft sukses në vitet ’90, ku konkurronin me të famshmet Spice Girls. Miliona fansa shpresojnë në famën e tyre.

Top Channel