Aksioni kundër informalitetit, Rama: Taksat i ulëm, tani kujdes evazionin

27/01/2016 15:50

Gjatë një vizite jashtë Tiranës kryeministri Rama u duk i kënaqur të dëgjojë se aksioni kundër informalitetit kishte gjetur mbështetje tek vetë biznesi

“Gjithë kompanitë e vogla më parë kishin probleme se çdo gjë ne e kishim të deklaruar. Nuk pranonte të merrte tjetri thoshte jo nuk dua. Tani s’ka, 100 pjesë kjo pjesë ka ikur. Tani është me licencë ai, vjen kërkon faturën”, thotë administratori i një biznesi.

“Besoj se ka ndikuar dhe do ndikojë shumë gjatë këtij viti fakti që biznesit të vogël dhe sidomos këtyre zanatçinjve që janë pjesë e biznesit të vogël, taksa iu bë zero”, është përgjigjur Rama…

Por kryeministri paralajmëroi se kjo ulje taksash, tashmë shoqërohet me penalitete të rritura kundër informalitetit.

“Është e qartë që nga ana tjetër rritet ndëshkimi në rast se t’i vazhdon dhe bën evazion dhe s’je në rregull me faturat kështu që kjo do ju lehtësojë të gjithëve”, ka thënë Rama.

Operacioni kundër informalitetit nisi në shtator mes shumë debatesh, edhe vetë brenda koalicionit qeverisës, pasi shiheshin si masa të ashpra ndaj biznesit në kohë krize. Por sipas administratorit të biznesit në 2015-ën kompania ka pasur goxha ngritje.

“ Investimi më i madh që është vënë këto dy vitet e fundit është vënë rimbursimi i TVSH-së. Vlera d.m.th. që është rimbursuar TVSH, është një investim 1 milion euro dhe gjithë TVSH-ja, 200 mijë, nuk e kemi paguar”, ka thënë administratori.

Top Channel