Raporti i TI, Çuçi: Një rezultat kuptimplotë për Shqipërinë

27/01/2016 15:50

Për qeverinë indeksi i perceptimit të korrupsionit të publikuar nga TI është një rezultat kuptimplotë dhe nga më të mirët për Shqipërinë.

“Transparency International bëri publik Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015 dhe i dha Shqipërisë një arsye për t’u ndjerë më mirë me vetveten. Sipas këtij vlerësimi prestigjoz, Shqipëria ka fituar pikët më të larta në të gjithë vitet e fundit dhe është ngjitur 22 vende më lart për vetëm një vit – nga vendi 110 në vitin 2014 në vendin e 88 -të në 2015. Ky rezultat nuk do të thotë se i kemi mbërritur të gjitha objektivat në luftën kundër korrupsionit, por ai dëshmon qartësisht se jemi në drejtimin e duhur për të mposhtur fuqinë e trashëguar të korrupsionit dhe për të fituar, së bashku me çdo shqiptar e shqiptare, luftën për të çliruar shoqërinë tonë nga ky makth që pengon zhvillimin dhe minon demokracinë. Dëshiroj ta theksoj edhe njëherë se ky përparim në Indeksin e Perceptimit për Korrupsionin është një nga rezultatet më të mira dhe më kuptimplotë të arritura ndër vite. Ky rezultat flet ndryshe nga akuzat dhe shpifjet e propagandës anti-shtet”, tha ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi.

Top Channel