Llalla: Krimi penetron edhe në zyra

27/01/2016 00:00

Prokurori i Përgjithshëm, i pranishëm në analizën e punës së Policisë së Shtetit, deklaroi se grupe kriminale kanë mbështetje nga pushtetarët. Ai tha gjithshtu se, është bërë pak për të goditur zyrtarë të lartë për korrupsion.

“Grupet kriminale kanë aftësinë që të penetrojnë në radhët e zyrtarëve shtetërorë. Por ne kemi detyrën që t’i evidentojmë, t’i zbulojmë ata. Si pjesëtarët e grupeve kriminale, ashtu dhe zyrtarët e veshur me pushtet. Por nga ana tjetër rezulton se nuk ka referime nga institucionet ligjzbatuese për zyrtarët e niveleve të larta”, tha kryeprokurori Adriatik Llalla.

Top Channel