“Mjerimi” nuk e ka lënë Pukën e Migjenit

27/01/2016 00:00

Vogëlushja është 3 vjeçe, djali 2, për çdo ditë ata zgjohen bashkë me prindërit në një çadër ushtrie gjysmë të djegur nga zjarri. Atëherë kur po përpiqeshin të ngroheshin strehëzën e tyre, ajo u përfshi nga zjarri.

“Në dimër ndezëm zjarr pasi kishim vajzën e vogël dhe çadra mori flakë”, shprehet nëna.

Ditët kanë qenë të ftohta në Pukë…

“Prej katër vjetësh në jetojmë këtu. Dërrasat janë të kalbura dhe nuk mbajnë më”, thotë burri i shtëpisë.

Prindërit thonë se fëmijët shpesh i janë sëmurur, e shpesh kanë edhe frikë…

Përpiqen të mbijetojnë me ato pak të ardhura që kanë. Burri i shtëpisë mundohet të sigurojë disa të ardhura më shumë kur gjen punë, por jo gjithmonë është e lehtë.

“Unë punoj, por nuk ka punë. Vajza shkon në kopsht, por me bukë thatë”, thotë babai.

E vogla druhet shumë të flasë kur ka njerëz të tjerë apo edhe kur shkon në kopsht, por dëshirën e saj për të pasur një dhomë të ngrohtë e një lopë; çdo ditë prindërit e kanë kambanë zgjimi në mëngjes, por deri tani nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.

Top Channel