Ja ç’bën ky qen për të shpëtuar të vegjlit e vet

27/01/2016 00:00

Lidhja mes nënës dhe fëmijës është një nga lidhjet më të forta dhe të veçanta në botë. Kjo video e tregon këtë gjë më së miri.

Në video shihet se si miku më i mirë i njeriut vë në rrezik jetën, në mënyrë që të shpëtojë të vegjlit në një shtëpi të përmbytur.

Kjo video është filmuar në Tel Aviv, Izrael. Nëna e dymbëdhjetë këlyshëve ka rrezikuar jetën e vet për ta. Me gjithë guximin e saj, ajo arriti të shpëtojë shtatë prej të vegjëlve të saj nga përmbytja. Ndërkohë, pesë të tjera nuk arritën t’ia dilnin.

Ka kaq shumë dashuri në gjithë këtë histori, sa të gjithë ne humanëve do na bënte mirë të reflektonim mbi marrëdhënien njerëzore dhe jo vetëm, nëse do kishim mundësi te kujdeseshim dhe për kafshët e pastreha e që kanë nevojë.

Top Channel