Sërish radhë të gjata në Kapshticë

27/01/2016 00:00

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës sërish është vendosur në qendër të problematikës së radhëve të gjata si pasojë e mosfunksionimit të palës greke.

Pasi për 4 ditë radhazi në pikën kufitare, si pasojë e grevës së fermerëve grekë, ka pasur ndërprerje të shpeshta të punës një tjetër bllokim ka ardhur nga kufitarët grekë.

Ndryshimet në sistemin grek të përpunimit të dokumentacioni kanë paralizuar për thuajse dy orë punën duke shkaktuar radhë të gjata sidomos për mjetet e tonazhit të rëndë.

Prej orës 18:00 të pasdites të së mërkurës asnjë automjet nuk ka mundur të kalojë pikën kufitare, ndërsa ky bllokim i punës nuk ka qenë i paralajmëruar më herët nga autoritetet  greke.

Dhjetëra kamionë janë bllokuar në terrenin doganor deri në orën 20:00 të mbrëmjes kur pala greke ka nisur punën duke normalizuar situatën.

Top Channel