Kupa e Italisë, “uragani” Juve “përpin” edhe Interin

27/01/2016 00:00

Nuk ka të ndalur Juventusi në serinë e fitoreve. Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë skuadra e Alegrit ka fituar 3-0 përball Interit duke siguruar ndoshta që në këtë ndeshje të parë kualifikimin për në finale.

Protagonist i ndeshjes është Alvaro Morata i cili rikthehet tek goli pas 115 ditësh, duke shndërruar në gol një 11-metërsh të fituar në pjesën e parë. Në 45 minutat e dyta Morata shënon golin e dytë të ndeshjes dhe personal të këtij takimi.

Interi mbeti me 10 lojtarë nga minuta e 70-të kur Murilo del me kartonin e kuq.

Planet e skuadrës së Mancinit për t’u kualifikuar për në ndeshjen e ardhshme komplikohen më tepër edhe me golin e Dybala në minutën e 83-të.

Ndeshja e kthimit mes Interit dhe Juventusit do të luhet më 2 mars.

Top Channel