City-Liverpool, finalja e Capital One Cup

27/01/2016 00:00

Manchester City ka arritur të kalojë pengesën Everton dhe të kualifikohet për në finalen e “Wembleyt” në Capital One Cup. Formacioni i Pellegrinit arriti që të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë të cilën Everton e kishte fituar 2-1.

Në “Etihad” fitorja i takoi vendasve 3-1, por ndeshja nuk u mbyll pa polemika pas golit të De Bruyne, pasi miqtë pretendojnë se topi kishte kaluar vijat kufizuese të fushës duke dalë jashtë para se ai të arrinte në këmbët e belgut.

Gjithsesi, ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Evertonin të cilët me mesfushorin Barkley shënuan për 0-1 kur luhej minuta e 18, duke i siguruar skuadrës së tij avantazhin prej dy golash.

Mirëpo, Fernandinho barazoi në 1-1 në minutën e 24, ndërsa me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Për gjashtë minuta, saktësisht në të 70-n dhe 76-n, City arrin të shënojë dy gola për të përmbysur gjithçka dhe për të siguruar biletën për në finalen e 28 shkurtit.

Fillimisht De Bruyne e më pas Aguero, rikthyen gëzimin në mesin e tifozëve vendas, të cilët do të udhëtojnë drejt kryeqytetit për finalen e madhe ndaj Liverpool.

Top Channel