Italia kërcënohet nga avokatët e LGBT-së

28/01/2016 00:00

Një avokat amerikan për të drejtat e LGBT-së ka paralajmëruar se Italia do të përballet me pasoja të rënda ekonomike nëse ajo dështon të legalizojë sindikatat civile për çiftet e të njëjtit seks.

Sipas “The Guardian”, gjatë ditës se enjte, Senati italian pritet të fillojë debatin mbi këtë legjislacion. Italia është i vetmi vend në Union që nuk njeh martesat e të njëjtit seks.

“Mendoj se bota ka kthyer sytë nga Italia, sidomos komuniteti i LGBT-së. Nuk është në pyetje vetëm rënia e numrit të turistëve, por më tepër se kaq dhe të jeni të sigurt që do të ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit”, deklaroi Justin Nelson nga NGLCC.

Për muaj të tërë, dukej se propozimi i shumëpritur do të kalojë në Parlamentin italian, për shkak se edhe opinioni publik mbështet të drejtat ligjore që lidhen me sindikatat civile.

Por, një propozim në projektligj që do të lejojë personat që janë në marrëdhënie të të njëjtit seks të adoptojnë fëmijë ka krijuar polemika, madje edhe vet brenda Partisë Demokratike të Renzit, anëtarët konservatorë të së cilës kanë deklaruar se do të votojnë kundër.

Top Channel