Koreja e Veriut po përgatitet të nisë një raketë me rreze të gjatë

27/01/2016 00:00

Agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo” ka dhënë alarmin se Koreja e Veriut po përgatitet të nisë një raketë me rreze të gjatë në fillim të javës së ardhshme. Ata citojnë një zyrtar anonim pranë qeverisë japoneze i cili i bazon këto pretendime në imazhet satelitore.

Ky burim deklaroi se raketa pritet të niset brenda një periudhe kohore prej një javësh. Pa dhënë shumë detaje nga imazhet satelitore, deklaroi vetëm se “ka shenja të përgatitjes për nisjen e një rakete”.

Peniani kreu testin e katërt bërthamor më 6 janar, një veprim që pritet të pasohet nga sanksione të reja nga Kombet e Bashkuara. Koreja e Veriut deklaroi se ka testuar një bombë me hidrogjen.

Pavarësisht kujdesit që tregojnë ndaj kërcënimeve të vendit komunist, SHBA-të dhe disa qeveri të tjera nuk besojnë se Koreja e Veriut ka potenciale teknologjike për bombë me hidrogjen.

Top Channel