Ambasadori Lu në Librazhd, viziton Xhaminë e Dragostunjës

28/01/2016 00:00

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, vizitoi të mërkurën qytetin e Librazhdit, ku u prit nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Gjatë vizitës së tij, Lu vizitoi Xhaminë e Dragostunjës dhe familjen e myftiut të Tiranës, Ylli Gurra.

Deputeti socialist shkroi në Facebook: “Sot në Librazhd pritëm një mik të çmuar të Shqipërisë, ambasadorin e SHBA-së zotin Donald Lu. Zoti Lu vizitoi Xhaminë e Dragostunjës dhe më pas një vizitë në familjen e nderuar të myftiut të Tiranës, zotit Ylli Gurra”.

Xhamia e re e Dragostunjës në Librazhd, e cila ka çelur dyert e saj për besimtarët në mesin e vitit të kaluar, është konceptuar jo vetëm si një vend lutjeje, por edhe edukues dhe arsimues për besimtarët.

Top Channel