Basha i uron ditëlindjen Ismail Kadaresë

28/01/2016 10:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i uroi 80-vjetorin shkrimtarit Ismail Kadare nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

Kreu i opozitës shkroi: “Me rastin e 80-vjetorit i uroj ditëlindjen shkrimtarit tonë të madh kombëtar, z. Ismail Kadare. Një ditë e shënuar jo vetëm për të dhe familjen Kadare, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë”.

Në fillim të vitit, Kadare u nderua nga shteti francez me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Në listën e të dekoruarve ishin edhe 15 pjesëtarë të gazetës satirike franceze “Charlie Hebdo”, që humbën jetën gjatë sulmeve në redaksinë e saj, në janar 2015.

Titulli “Legjioni i Nderit” jepet çdo vit në Francë për personalitet më të spikatura.

Top Channel