Korçë, pranga malazezit me 53 kg kanabis

28/01/2016 11:40

Policia e Korçës ka arrestuar në orët e fundit një shtetas malazez, i cili po tentonte të kalonte kufirin në posedim të një sasie lënde narkotike të tipit kanabis.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave 46-vjeçari Dragoljub Konatar po tentonte të kalonte kufirin drejt Greqisë.

Por, gjatë skanimit në doganë agjentët kanë zbuluar një hapësirë të improvizuar në dyshemenë e mjetit të tij, ku pas kontrollit të kryer ka gjetur 53 kg kanabis.

Burimet shtojnë më tej se pas arrestimit të 46-vjeçarit materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm të çështjes.

Top Channel