“The Independent”: Lewandowski ka zgjedhur Realin e Madridit

28/01/2016 00:00

Robert Lewandowski ka zgjedhur si skuadrën e tij të ardhshme Realin e Madridit.

Kështu publikon “The Independent”, sipas së cilës sulmuesi i Bayern Munchen është i gatshëm të luajë me bavarezët derisa të përfundojë dënimi i FIFA-s ndaj madrilenëve.

Edhe pse Manchester United ka përgatitur një superofertë për të, futbollisti polak dëshiron vetëm Realin. Nëse FIFA nuk e ndryshon dënimin e saj ndaj klubit 10 herë kampion Evrope, atëherë Lewandowski do të bashkohet me “Los Blancos” në vitin 2017.

Robert Lewandowski ka shënuar 25 gola në 27 ndeshje në këtë sezon dhe për të janë interesuar edhe Chelsea së bashku me Manchester City.

Top Channel