Strasburg, Manjani takon kreun e “Venecias”. Preket edhe reforma në drejtësi

28/01/2016 00:00

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka qenë këtë të enjte në Strasburg, ku është takuar me kreun e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, me të cilin kanë diskutuar në lidhje me disa tema, përfshi njohjen me veprimtarinë e këtij komisioni, sikurse edhe për reformën në drejtësi në vendin tonë.

Në takimin mes Manjanit dhe Buquicchios u theksua ndër të tjera nevoja për forcimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Komisionin e Venecias, ndërkohë që kreu i këtij institucioni drejtësie është informuar edhe mbi fazën aktuale të reformës në drejtësi në Tiranë.

Manjani ka vlerësuar veçanërisht impenjimin serioz të Komisionit të Venecias në këtë reformë tepër të rëndësishme për Shqipërinë.

Top Channel