Eksportet, rënie në 2015; penalizojnë mineraret dhe nafta

28/01/2016 16:05

Eksportet e mallrave u ulën me 5 për qind vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se në total për gjithë vitin e kaluar kompanitë shqiptare eksportuan 243.1 miliardë lekë nga 255 miliardë që eksportuan një vit më parë.

Shifrat e detajuara tregojne se e gjithë rënia ka ardhur nga grupi i mineraleve dhe energjisë, eksportet e të cilave janë ulur me 21 miliardë lekë.

Rënia e fortë e çmimit të naftës dhe minerareve në tregjet ndërkombëtare ka goditur industrinë nxjerrëse në Shqipëri dhe rrjedhimisht edhe eksportet e saj.

Ndërsa në zërat e tjerë si bujqësia dhe tesktilet eksportet kanë vazhduar të rriten.

Top Channel