Eder tek Interi deri në 2020-n, Guarin shkon në Kinë

28/01/2016 00:00

Interi ka arritur më në fund të shtojë radhët e tij me një tjetër lojtar cilësor. Sulmuesi Eder, sipas mediave italiane, do ta veshë fanellën ziklatër deri në vitin 2020 dhe do të ketë një pagë 1.5 milionë euro në sezon.

Në këtë fund merkatoje janari te zikaltrit ka lëvizje të shumta dhe një që i hapi rrugën transferimit të sulmuesit të Sampdorias është edhe largimi i Guarin për në Kinë te Shangai Shenhua për 13 milionë euro.

Për sulmuesin brazilian pati edhe interesim nga Napoli, udhëheqësi i Serie A, por në fund ishte Interi, i cili arriti ta bind lojtarin dhe Sampdorian.

Tashmë Eder mund të vihet menjëherë nën urdhrat e Mancinit, që mund ta aktivizojë që në derbin e së dielës.

Top Channel