U21, Shqipëria dhe Kosova barazojnë në Turqi

28/01/2016 00:00

Shpresat e  Shqipërisë dhe ato të Kosovës e kanë mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e zhvilluar në Turqi në kuadër të turneut “Antalya Cup”.

21-vjeçarët e Kosovës ishin të parat që arritën të shënojnë me anë të Enis Alaj, ndërsa në pjesën e dytë kuqezinjtë barazojnë me anë të Frederiko Zenunit, i cili aktivizohet në Itali me Torinon.

Kjo ishte ndeshja e katërt për Shpresat e Shqipërisë në këtë turne, duke grumbulluar 5 pikë deri tani.

“Antalya Cup” nisi me një barazim 1-1 për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Arabisë Saudite, me pas një fitore minimale me Bahreinin, ndërsa në ndeshjen e tretë u mposhtëm 0-4 nga Azerbajxhani.

Ekipi i drejtuar nga Redi Jupi do ta mbyllë këtë turne me ndeshjen pas dy ditësh ndaj Ukrainës.

Top Channel