Kriza e emigrantëve, Meta: Rritje e kapaciteteve për Shqipërinë

28/01/2016 18:00

Kriza e emigrantëve ka qenë në fokus të deklaratave të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për organizatën prestigjoze amerikane, “Atlantic Council”.

Zoti Meta ka kërkuar rritjen e sigurisë duke  theksuar se do të duheshin kapacitete të përmirësuara të inteligjencës dhe ndihmës humanitare për Shqipërinë për të siguruar që njerëzit e gabuar nuk do të mund të hyjnë në Ballkan dhe Europë.

Sipas tij, kjo do të ndihmonte që edhe ata që largohen në mënyrë legjitime nga zonat e konfliktit të kontrollohen dhe ndihmohen në mënyrën e duhur.

Top Channel