Vlorë, 5 të arrestuar, goditën me grushte dy punonjës policie

28/01/2016 00:00

Pesë persona, 4 nga Lezha dhe një me banim në Kamzë, janë arrestuar ditën e enjte në Dhërmi për pasi kanë kundërshtuar me dhunë fizike dy efektivë policie.

Policia e Vlorë ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli të ushtruar për persona me precedent penal për rritjen e parametrave të sigurisë së rendit publik, në zonën e Dhërmiut, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mësipërm.

Sipas policisë, këta persona janë ndaluar fillimisht pasi nuk ishin të pajisur me dokumentacion identifikimi, ndërsa më pas i janë kundërpërgjigjur efektivëve të policisë me forcë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre dhe duke goditur me grushte 2 punonjës policie (B.M dhe M.L).

Top Channel