Një i vdekur dhe një i plagosur në dy aksidente në Shkodër

28/01/2016 19:25

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë në dy aksidente të ndryshme në orët e mbrëmjes të së enjtes në Shkodër.

Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin Shkodër – Berdicë ku një këmbësor është aksidentuar për vdekje në vendin e quajtur “Harku Berdicës”. Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa automjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin Koplik Bajzë, ku një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një automjet bujqësor, traktor.

Për pasojë drejtuesi i traktorit, shtetasi Ndue Shortja, 50 vjeç, ka marrë plagë serioze për jetën, ndërsa drejtuesi i “Volkswagen” ka marrë lëndime të lehta. Polica ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Top Channel