Eduart Ndocaj kandidon për kreun e PS?

28/01/2016 00:00

Zërave që kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e Partisë Socialiste u është bashkuar së fundi edhe deputeti më i ri Kuvendit, Eduart Ndocaj.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Ndocaj lë të kuptohet se ai do të jetë kandidat për kreun e PS-së.

“Hyrja e statutit të PS fillon me nënvizimin se demokracia e brendshme është shtylla kryesore e funksionimit të PS. Gara demokratike dhe garimi janë pjesë të rëndësishme që e shëndoshin PS. Askush nuk duhet të ketë fobi për kandidimet si dhe kushdo që mendon se mund të jap diçka të re mund e duhet të garojë për Kreun e PS”, shkruhet ndër të tjera në postim.

Top Channel