Reali tentoi 3 herë të blinte Messi-n nga Barcelona. Ja përgjigja e argjentinasit

28/01/2016 21:50

Mediat spanjolle kanë zbuluar se Reali i Madridit, kundërshtar historik i Barcelonës, ka tentuar në tre raste të josh Messi-n për ta transferuar në “Bernabeu”.

Mësohet se në të gjitha këto raste ylli argjentinas nuk ka pranuar fare të bisedojë në lidhje më këtë transferim, që padyshim do të ishte historik, ndoshta lëvizja më e madhe të gjitha kohërave në futboll.
 
“Faleminderit, por klubi im është Barcelona”, mësohet të jetë përgjigjur Messi kërkesave të bëra nga Florentino Perez, sipas mediave spanjolle. 

Perez u zgjodh president i Realit të Madridit në vitin 2000 dhe premtoi se do të sillte në “Bernabeu” Figon, i cili atëherë ishte në kulmin e karrierës së tij me Barcelonën dhe në fund ia arriti qëllimit.

Rasti i parë – Në vitin 2011 Cristiano Ronaldo u tundua nga oferta e majme e Manchester City. Një person i afërt me presidentin, por pa ndonjë funksion zyrtar te Reali, planifikoi një takim me Messi jashtë Spanjës. Ai tha se Messi nuk kishte ndërmend të lëvizte.

Rasti i dytë – Neymar nënshkroi në vitin 2013 me Barcelonën, ndërsa Ronaldo në atë kohë po refuzonte rinovimin e kontratës me Realin (të cilën e rinovoi më vonë, në shtator). Perez ishte i shqetësuar dhe mësohet se ka dërguar disa agjentë në “Camp Nou” për të provokuar Messi-n. Por, edhe në këtë rast ai dështoi.

Rasti i tretë – Dështimi i radhës ishte në fundin e sezonit të kaluar, ku Barcelona arriti të fitojë 3 trofe. Perez u përpoq sërish për të nënshkruar me lojtarin, i cili tashmë mund të cilësohej si më i madhi të gjitha kohërave. Përsëri, Reali ishte hedhur poshtë.

Top Channel