Kupa e Mbretit, Valencia e Sevilla në gjysmëfinale

28/01/2016 00:00

Sevilla dhe Valencia janë dy skuadrat e tjera të cilat kanë arritur të sigurojnë nga një biletë për në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Të dyja këto arritën të fitojnë në sfidat e kthimit duke iu bashkuar Barcelonës dhe Celta Vigos në luftën për trofeun e dytë më të rëndësishëm në Spanjë.

Në një ndeshje të tensionuar ku u dhanë 8 kartonë të verdhë Valencia arriti të mposht në transfertë skuadrën e Las Palmas dhe të shkojë në gjysmëfinale më rezultat të përgjithshëm 2-1.

Goli i Rodrigos në minutën e 20 vulosi fatin e takimit dhe i dha trajnerit të ri Gary Neville mundësinë për të ëndërruar një finale që do të ishte si kompensim  për rezultatet e dobëta në kampionat.

Ndërkohë, Sevilla kishte punë më të lehtë përballë Mirandes, pasi edhe në takimin e parë fitoi 2-0 në shtëpi. Mirëpo, djemtë e Emery nuk falin dhe fitojnë 0-3 në transfertë.

Iborra nga pika e bardhë në minutën e nëntë, Munoz në të 70-n dhe Coke në të 92-n i dhanë fitoren dhe kualifikimin njëkohësisht skuadrës së tyre.

Top Channel