Brazil, kërkesa e aktivistëve: Gratë shtatzëna me Zika të abortojnë

29/01/2016 00:00

Një grup avokatësh, aktivistësh dhe shkencëtarësh brazilianë do të kërkojnë nga Gjykata e Lartë e vendit të tyre që t’ju lejojë abortin grave të cilat janë infektuar me virusin Zika.

Aborti është ilegal në Brazil, përveç në raste shëndetësore emergjente ose në rastet e përdhunimit, ose, që nga viti 2012, në një gjendje të rëndë mendore që njihet si “anencephaly”.

Sipas këtij grupi, peticioni do të arrijë në Gjykatën e Lartë brenda dy muajsh, ndërsa ata fajësojnë shtetin brazilian për virusin që besohet të ketë infektuar 3 deri në 4 milionë njerëz në Amerikë.

Gratë braziliane “nuk duhet të vuajnë pasojat e e politikave të dështuara” sipas këtij grupi, ndërsa nga Universiteti i Brazilias, Debora Diniz, profesoreshë e drejtësisë, tha se kjo nuk është veç një çështje aborti, por edhe e të drejtave të grave.

Top Channel