Gjiknuri: Zgjidhja e konfliktit me CEZ çliroi 320 milionë euro investime

29/01/2016 10:25

Zgjidhja e konfliktit të qeverisë shqiptare me CEZ ka çliruar plot 320 milionë euro investime të bllokuara në sektorin energjitik. Kështu është shprehur ministri i Energjisë dhe Industrisqë Damian Gjiknuri.

“Këto vite janë çliruar vlera më të mëdha të investimeve në sektorin energjitik, dhe që pas zgjidhjes së konfliktit me ish kompaninë CEZ dhe marrjes në kontroll të koorporatës janë çliruar 320 milionë euro investime të bllokuara për shkak të një konflikti që nuk na çonte gjëkundi”, tha ministri Gjiknuri.

Fuqia e vërtetë vijoi më tej z. Gjiknuri qëndron tek modeli ekonomi i qëndrueshëm dhe “jo tek formacionet e çelikut, as te transformatorët apo shtyllat”.

Ministri ishte i pranishëm në inaugurimin e nënstacionit elektrik të Babicës, i cili do të furnizojë me energji të gjithë unazën e jugut të vendit, duke dhënë një shërbim më të mirë të rrjetit energjitik për zonat turistike joniane.

Top Channel