Japonia befason me normën negative të interesit

29/01/2016 10:50

Në një lëvizje befasuese, Japonia vendosi një normë interesi negative, lëvizje kjo e parë gjerësisht si përpjekje për të frenuar ngadalësimin e ekonomisë së tretë më të madhe të globit.

Norma prej -0.1% nënkupton atë çfarë do t’u kërkojë Banka Qendrore atyre tregtare për disa prej depozitave.

Shpresat janë që një hap i tillë t’i vërë bankat në lëvizje, duke i bindur të mos ruajnë, por të nisin të huazojnë.

Normat negative të interesit janë një fenomen i eksperimentuar nga zona e euros, por Japonia e adopton për herë të parë një praktikë të tillë.

Top Channel