Klubi i bërthamorëve

29/01/2016 16:50

Përdorimi prej Shteteve të Bashkuara i armëve bërthamore në fund të Luftës së Dytë Botërore, nxorri në pah potencialin e këtyre armëve dhe shtoi oreksin e shteteve të veçanta për të zotëruar mbushje të tilla.

Armët bërthamore janë një garanci që mbajnë në minimum rrezikun e ndërhyrjes së jashtme ushtarake për vendet që i posedojnë.

Në një analizë, Bussiness Insider numëron në total sot janë 15,741 mbushje bërthamore të ndarë në vetëm 9 shtete. Pjesën e luanit e ndajnë Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, por në klubin e vendeve me armë bërthamore nuk mungojnë as vende të vogla si Izraeli apo Koreja e Veriut.

Kulmi i prodhimit të mbushjeve bërthamore u arrit gjatë viteve të Luftës së Ftohtë. Nga 1945 deri në vitin 1990 janë prodhuar mbi 70 mijë bomba bërthamore në mbarë botën. Në kulmin e Luftës së Ftohtë, SHBA numëronte 31,255 bomba bërthamore dhe thuajse po kaq edhe Bashkimi Sovjetik.

Pas rënies së bllokut komunist si Uashingtoni ashtu edhe Moska vendosën të reduktojnë arsenalin e tyre bërthamor, duke numëruar sot nga 7 mijë mbushje secili vend.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel