Zbulohen çmimet që do të ndahen në Top Awards

29/01/2016 00:00

Ditën e djeshme, Top Awards ka bërë lajmërimin zyrtar duke shpjeguar se kush do të jetë eventi që do të zëvendësojë Top Fest-in. Siç edhe është bërë me dije, do të jetë një ceremoni ku të gjithë artistët do të përballen me njëri-tjetrin për projektet e tyre muzikore të publikuara gjatë sezonit 2015-2016.

Sipas producentëve të “Top Awards” pas një viti përgatitjeje, finalizimi i rrugëtimit do të bëhet më 24 qershor në Pallatin e Kongreseve, i cili pritet të shndërrohet në arenën më të madhe të muzikës shqiptare.

Por, ditën e sotme janë publikuar dhe çmimet që do të shpërndahen në këtë event të rëndësishëm të muzikës që do të gozhdojë publikun para ekranit.

Kategoritë e çmimeve janë:

1. Female Artist of the year
2. Male Artist of the year
3. Best Band
4. Best Live act
5. Video of the year
6. Innovative
7. Song of the year
8. TAR Hit
9. My Music Hit
10. Album of the year
11. Honorary award
12. Artist to Watch

Top Channel