S’ka bllokadë për Realin dhe Atletico-n, mund të kryejnë merkato

29/01/2016 00:00

Pak kohë më parë, Komisioni i Disiplinës ndaloi Realin dhe Atletico-n të kryenin transferime lojtarësh në dy sesionet e merkatos, por tashmë Apeli në FIFA e ka hedhur poshtë vendimin e Disiplinës.

Komisioni i Disiplinës në FIFA u bllokoi merkaton në hyrje dy ekipeve të kryeqytetit spanjoll për shkak të disa parregullsive në transferimin e disa futbollistëve minoren jo spanjollë.

Pas dënimit të marrë nga Disiplina, drejtuesit e Realit u shprehën se do të bënin shpenzime marramendëse deri në fund të merkatos së janarit, duke qenë se nuk do të kishin mundësinë në dy sesionet e ardhshme të merkatos për të kryer afrime. Por, pas apelimit të vendimit këto transferime nuk u kryen, ndoshta se drejtuesit e madrilenë ishin të sigurt në këtë vendim. 

Gjithsesi  sipas mediave spanjolle jo çdo është zgjidhur me sukses për dy klubet e kryeqytetit, pasi nëse komisioni i Apelit do të dalë me një vendim përfundimtar përpara Qershorit të vitit 2016-të, atëherë Reali dhe Atletico nuk do të mund të kryejë transferime në hyrje gjatë dy sesioneve të ardhshme të merkatos.

Nëse vendimi përfundimtar i komisionit të Apelit për këtë çështje zbardhet pas muajit qershor, Reali dhe Atletico do ta shlyejnë dënimin që kanë marrë nga Komisioni i Disiplinës në FIFA ndërmjet janarit dhe verës së 2017-ës, dhe janarit të 2018-ës.

Top Channel