Kupa FA, United bën “tris” ndaj Derbyt

29/01/2016 00:00

Manchester United i është rikthyer fitores. Formacioni i Van Gaal ka mposhtur skuadrën e kategorisë së dytë, Derby, në raundin e katërt të Kupës FA, duke siguruar një biletë për në fazën e ardhshme.

“Djajtë” e nisën mjaft mirë takimin që me kapitenin Rooney arritën të shënojnë në minutën e 16, edhe pse vendasit pretenduan se goli ishte i parregullt për shkak se sulmuesi anglez ishte në pozicion jashtë loje kur pranoi topin.

Gjithsesi, Derby rikthehet në lojë me anë të mesfushorit Thorne që barazon në minutën e 37. Me rezultatin 1-1 të dyja skuadrat shkuan në pushimin prej 15 minutash.

Pjesa e dytë foli në të mirë të miqve nga Manchesteri që shënuan edhe dy gola të tjerë për të eliminuar Derbyn. Holandezi Blind gjeti rrjetën në minutën e 65, para se Juan Mata të vuloste fitoren shtatë minuta nga fundi.

Top Channel