Azilkërkuesit, mbi 1 mijë shqiptarë do të kthehen nga Holanda

30/01/2016 00:00

Ministria e Sigurisë dhe Drejtësisë e Holandës ka njoftuar zyrtarisht se do të rikthejë në Tiranë të gjithë azilkërkuesit shqiptarët të cilëve iu është refuzuar kërkesa e tyre për azil.

Sipas njoftimit zyrtar të kësaj ministrie, thuhet se është arritur një marrëveshje me palën shqiptare që këta shqiptarë të rikthehen sa më shpejtë. Për të transportuar këta persona qeveria holandeze do të angazhojë avionë të posaçëm.

Autoritetet holandeze thonë se mbi 750 shqiptarë kanë aplikuar për azil vetëm në katër muajt e fundit, ndërsa për të gjithë vitin 2015 janë pranuar mbi një mijë kërkesa të tilla. Asnjë prej kërkesave nuk është pranuar.

Shqipëria bën pjesë në listën e “vendeve të sigurta” që Sekretari i Shtetit, Dijkhoff, i dërgoi Dhomës së Ulët në fillim të nëntorit. Të gjithë shtetasit nga këto vende nuk kanë asnjë mundësi për të marrë azil si dhe parashikohen që të depërtohen.

Ministria gjithashtu fton të gjithë shqiptarët që të paraqiten vullnetarisht pranë Shërbimit për Riatdhesim në mënyrë që të organizojnë sa më mirë transportin, ndryshe do të largohen me forcë.

Po ashtu, autoritetet holandeze deklaruan se nuk janë të varura më nga kompanitë komerciale të fluturimeve dhe se tashmë mund të transportojnë grupe të mëdha në të njëjtën kohë.

Top Channel