Afganistan, vritet gazetari i një province

30/01/2016 09:05

Një grup i armatosur në Afganistan ka sulmuar dhe vrarë një gazetar të një radio-televizioni lokal në provincën lindore të Nangarharit.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja lokale “Khaama Press”, sipas të cilës gazetari punonte edhe si këshilltar për kulturën pranë zyrës së guvernatorit të provincës.

Reporteri Haji Mohammad Zubair Khaksar u bllokua nga grupi i armatosur natën e shkuar, teksa kthehej në shtëpi, raporton “Khaama Press”.

Për momentin asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e atentatit, që është i pari ndaj një reporteri afgan në Nangarhar pasi radioja “Zëri i Kalifatit”, e promovuar nga ISIS, nisi të godiste operatorët aktivë të qeverisë lokale në fushën e medias.

Top Channel