Plagosi bashkëfshatarin, arrestohet 27-vjeçari

30/01/2016 09:55

Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili ka plagosur me armë zjarri një tjetër person.

Burime policore bëjnë me dije se Hamid Bala nga Maminasi, ka plagosur me çifte në këmbë B. B, 31 vjeç, i cili është në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Por gjatë kontrollit në shtëpinë e Balës policia gjeti veç armës së krimit dhe 53 fishekë dhe një gjerdan për fishekë armë gjahu, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Mbi 27-vjeçarin tashmë rëndojnë një sërë akuzash si plagosje e rëndë me dashje, vjedhje e energjisë elektrike, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë.

Top Channel