I gjenden në shtëpi drogëra të ndryshme, arrestohet 35-vjeçari

30/01/2016 10:40

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 35-vjeçar pasi posedonte lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.

Në sajë të operacionit të koduar “Start 2016”, është arrestuar Pajtim Shyti, 35 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij në lagjen “30 Vjetori”, është gjetur 14 gr heroinë, 215 gr marijuanë, dhe 24 gr fara Kanabis sativa, si dhe një aparat celular.

Mbi të riun rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel