David Bowie i ka lënë një pasuri prej 100 milionë dollarësh, bashkëshortes së tij Iman, djalit Duncan dhe vajzës Alexandria Zahra Jones.

Dokumenti i trashëgimisë është çelur 20 ditë pas vdekjes së legjendës së muzikës. Ai i ka lënë Iman 50% të pasurive të patundshme, përfshi shtëpinë që ata kishin në Nju Jork, ndërsa fëmijët e tij do të marrin në mënyrë të barabartë nga 25% të pasurisë secili.

Asistentja e tij personale Corinne Schwab ka marrë 2 milionë dollarë dhe dadoja e vajzës së tij, Marion Skene, 1 milion dollarë.

Në testamentin e tij këngëtari i Starman ka kërkuar që hiri i tij të shpërndahet “sipas ritualeve budiste në Bali”.

Top Channel