Rama rrëfehet në “6 Ditë pa Ermalin”

30/01/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama është shfaqur të premten mbrëma në emisionin satirik “6 Ditë pa Ermalin”.

Në këtë emision, i pari për vitin 2016, kryeministri Rama ka folur për gjithçka, që nga fotot kompromentuese (duke ngrënë makarona në Paris) e deri tek zakonet e përditshme të tij. Ja dhe dialogu i zhvilluar mes drejtuesit të emisionit dhe shefit të qeverisë lidhur me foton:

Ermal Mamaqi: Meqë doli kjo foto, doja të bëja një pyetje: në Parlament, kush mbahet që ha më shumë makarona? Po për foton, si ndodhi kështu?

Edi Rama: Kisha fituar ca baste dhe mi dhanë makaronat përnjëherë. Në fakt, kemi qenë në Francë këtu, mund të ketë qenë viti 1993 ose 1994. Ishim një grup i madh shqiptarësh për një festival kulturor në një qytet të vogël. Qyteti mobilizohej për festivalin dhe të gjithë ishin të angazhuar dhe në atë mensën ku shkonim ne për dreka e darka shërbenin disa vajza e djem vullnetarë. Mirëpo sillnin pjata të përmbajtura franceze dhe shqiptarët filluan pak nga pak të axhitohen, dhe një ditë të bukur veçse kur e pamë veten duke u rënë pjatave si “Lulëkuqet mbi mure”, duam mish e duam makarona. Se ata sillnin sallata…

Ermal Mamaqi: Ju çfarë funksioni kishit në këtë kohë?

Edi Rama: Unë, refugjat. Në fund fare protesta pati impaktin e duhur. Në darkë na sollën aq shumë makarona dhe mish. Ndërkohë që kapuçin e vura se në atë kohë zhvillohej lufta në Bosnjë dhe kishte një mungesë solidariteti për shkak se ishte një luftë ku ishin përfshirë myslimanët dhe unë kapuçin e vura për të thënë që jam mysliman.

Ermal Mamaqi: Në fakt, dukesh më shumë si taleban.

Edi Rama: Po mirë, pra, kjo ishte lidhja.

FOTO GALERI
1/6
Rama rrëfehet në "6 Ditë pa Ermalin"

Top Channel