Trafikonte vepra arti nga Greqia, në kërkim 44-vjeçari

30/01/2016 11:30

Një 44-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Korçës pasi trafikonte vepra arti nga Greqia për në Shqipëri.

Sipas burimeve zyrtare, Lluka Binjakut, nga fshati Ravonik, i janë gjetur në banesë një sërë ikonash dhe vepra të ndryshme arti, të cilat nuk kanë pasur dokument shoqërues.

Në shtëpinë e Binjakut u gjetën konkretisht 13 ikona kishtare, 3 panorama, 1 tabaka material me ngjyrë si ajo e argjendit, 1 pasqyrë, ku pjesa e pasme është material metalik, me ngjyrë si ajo e argjendit, 5 pjata të lugëta, material metalik me ngjyre si ajo e argjendit dhe ajo e bakrit, 3 disqe, material metalik dhe prej druri, 2 vepra, punime druri, 1 medalion metalik, me ngjyrë si ajo e bronxit, 1 ibrik, material metalik me ngjyrë si ajo e bakrit, 5 ora tavoline, material metalik, me ngjyrë si ajo e bronxit dhe 2 kama me tehe, me përmasa nga 30 cm secila.
 
Këto objekte janë trafikuar drejt Shqipërisë në periudha të ndryshme kohore, me qëllim shitjen e tyre në vendin tonë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel