Van Gaal, i kënaqur me lojtarët e Man. Utd

30/01/2016 00:00

Luis Van Gaali shpëton edhe këtë radhë largimit të parakohshëm nga Manchester United. Skuadra e Djajve të Kuq u kualifikua për në raundin e pestë të Kupës së Anglisë pasi mposhti Derbi County me rezultatin 3-1.

Manchester United e mori avantazhin në minutën e 16 me Uejn Runin duke entuziazmuar 5000 tifozët e ardhur nga Manchester për të ndjekur skuadrën e tyre në këtë përballje. Pak minuta para fundit të pjesës së parë, Derby County barazoi  rezultatin në 1-1 me Thorne.

Por në pjesën e dytë të besuarit e Van Gaal shënuan edhe dy herë të tjera. Blind e riktheu Manchester United në avantazh teksa shënoi golin e dytë, ndërkohë që llogaritë në këtë ndeshje i mbylli Huan Mata teksa fiksoi shifrat në 3-1.

Trajneri Van Gaal  në përfundim të këtij takimi, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në këtë përballje, por pa harruar të vlerësojë lojën e kundërshtarëve.

‘Duhet të pranoj që në pjesën e dytë Derby County po ushtronte më shumë presion-tha Van Gaal-por ne e kaluam atë dhe në momentin që ndodhki kjo e kishim më të lehtë për të gjetur hapësira në mbrojtjen kundërshtare dhe për këtë arsye arritëm të shënonim edhe 2 gola të tjerë

Top Channel