Tundohet Antonio Conte: Në Angli, futbolli më  i bukur

30/01/2016 00:00

Kampionati anglez është ai që tërheq më shumë trajnerë, futbollistë, drejtues klubesh dhe arsyet janë të shumta; investimet e medha, infrastruktura pothuajse perfekte, të ardhurat e larta financiare nga të drejtat televizive etj.

Një prej atyre që tundohet të drejtojë një klub të premier League është edhe Antonio Conte, aktualisht trajner i skuadrës përfaqësueses italiane.

‘Besoj se aktualisht në Angli luhet futbolli më i bukur, pastaj vijnë Spanja e gjermania-tha Conte në një intervistë për revistën e FIFA-Serie A është e katërta dhe nuk ka asnjë rrugëdalje për këtë.

Kjo është e vërteta. më parë ishte ndryshe, Italia kishte një prej kampionateve më të bukur në botë dhe të gjithë emrat e mëdhenj donin të vinin këtu. por tani pronarët e klubeve nuk janë shumë të gatshëm të bëjnë investime të mëdha për skuadrat e tyre. Problemet financiare ndihen, por unë jam optimist për të ardhmen’.

Ndërkaq, në median britanike shtohen zërat për kalimin e Kontes te Chelsea në sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që publikohet te Daily Mail, trajneri italian përpara festave të fundvitit në 2015 zhvilloi një takim me emisarët e Chelsea, ndërkohë që ka shprehur gatishmërinë për të lënë pankinën e ‘Të kaltërve’ pas Euro 2016.

Top Channel