Korçë, gjendet i pajetë 36-vjeçari

30/01/2016 12:55

Trupi i pajetë i një 36-vjeçari është gjetur këtë të shtunë në lagjen numër 10 të qytetit të Korçës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe nga kontrollet e para dyshohet të ketë ndërruar jetë nga konsumimi i alkoolit.

Burimet saktësojnë se 36-vjeçari është gjetur i pajetë në kasollen ku jetonte dhe është identifikuar si shtetasi Mikel Rrapo.

Top Channel