Policia: Veç Kserës, ndalohen dhe 3 ish-zyrtarë; tre të tjerë në kërkim

30/01/2016 14:00

Bashkë me Spiro Kserën, policia ka arrestuar edhe disa ish zyrtarë të ministrisë që ka drejtuar z. Ksera, mbi të cilët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Krahas Kserës në pranga është vënë Artevis Mene, 27 vjeç, Elda Kozaj, 31 vjeç, të dyshuar për shpërdorim detyre, si dhe Pranvera Lile, 58 vjeç, kjo e fundit ekonomiste në një shoqëri private, e dyshuar për falsifikim dokumentesh

Në kërkim janë shpallur edhe tre persona të tjerë, A.K, A. J dhe D. F, të dyshuar gjithashtu për shpërdorim detyre.

Top Channel