Dajç, banorët në  protestë për dëmshpërblimet

30/01/2016 00:00

Një përfaqësi e banorve të fshatit Mushan, në komunën e Dajçit, në Shkodër zhvilluan një protestë ku kërkuan t’u jepet shuma e dëmshpërblimeve që nuk u është dhënë nga përmbytjet e njëpasnjëshme të ndodhura në vitin 2010.

Sipas banorëve, deri tani ata kanë marrë vetëm 49% të dëmit dhe tubimi i sotëm është paralajmërim për përshkallëzimin e saj deri në bllokimin e rrugës nacionale.

E gjithë zona e Nënshkodrës dhe Shkodrës në vitin 2010 u përfshi nga përmbytje masive, ku ende dëmet e shkaktuara nuk janë kompensuar në masën 100%.

Top Channel