“Ksera“, Vasili: Abuzuesit, aty ku e kanë vendin

30/01/2016 15:30

Lëvizja Socialiste për Integrim ka një qëndrim të qartë sa i takon çështjes së arrestimit të ish ministrit Spiro Ksera.

“Abuzuesi me ligjin nuk e ka emrin, as ministër, as drejtor, as specialist, as shef sektor, është njeri që ka shkelur ligjin. Sa herë që themi u dënua një figurë e lartë apo e ulët, shkelësi i ligjit mund të jetë në një pozicion të lartë apo të ulët, por është shkelës ligji,dhe ndaj tij qëndrimi është i prerë, duhet të shkojë atje ku e ka vendin”, thotë Petrit Vasili.

LSI, një mbrojtëse e hapur e kryeprokurorit aktual nuk e ka fshehur se është kundër ndërprerjes së mandatit të tij. Por ndryshe nga me parë, Vasili e sheh këtë çështje, thjesht si teknike dhe juridike dhe aspak politike.

“Janë shumë mandate për të cilat flitet. Këtu çështja është zgjidhja në parim lidhur me këtë problem, në frymë dhe të Komisionit të Venecias do të kemi një ndërprerje të menjëhershme të mandateve apo në përfundim të mandatave të zgjedhur rishtar do të jenë sipas procedurave të reja. Kjo është një çështje interpretimi juridik, jo të politikës”, ka thënë Vasili.

Roli i prokurorit të përgjithshëm për LSI, është parë i lidhur me mënyrën sesi do të krijohet Byroja kombëare e Hetimit. LSI-ja e mbështet krijimin e këtij insitucioni të ri për luftën kundër korrupsionit, por kërkon një ligj të thjeshtë sesa një ndryshim kushtetues për këtë, organ i cili si detyrë kryesore do të ketë luftën ndaj korrupsionit. Një gjë që deri më sot e bën vetëm prokuroria.

“Tashmë duhet të bashkëpunojnë edhe me komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi për të parë mënyrën sesi do të pozicionohet, sesi do të qëndrojë, sepse jemi në një dritë të re . Nuk besoj se mund të neglizhohet fakti që edhe ky është një institucion i caktuar, kemi tërësi të elementëve të reformës në drejtësi, të cilët kanë të bëjnë edhe me hetimin, hetimi penal është një problem shumë delikat“,vijon Vasili.

Por sipas numrit dy të LSI, këto debate nuk do të vonojnë reformën në drejtësi. Por sidoqoftë, jo pa rënë të gjithë dakort, përfshirë edhe opozitën.

“Do të ishte shumë e çuditshme që ne do të kishim një konsensualitet të menjëhershëm për një dokument të vetëm, pa asnjë dokument, e pa asnjë opinion në mënyrë të menjëhershëm, sepse do të ishte një konsensus artificial dhe nuk dop i rezistonte kohës,. Ky është konsensus mëse i vërtetë sepse ndërtohet nëpërmjet debatit”, vijon Vasili.

Top Channel