Barcelona mposht Atletikon dhe merr kreun

30/01/2016 00:00

Barcelona ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion.

Në javën e 22 të Primera Divizion, skuadra “blaugrana” arrin të përmbysë 2-1 rezultatin ndaj Atletikos së Madridit në “Kamp Nou”.

Skuadra e Diego Simeones kalon e para në avantazh me Koken që në minutën e 10-të, megjithatë brenda pjesës së parë në fillim Mesi dhe më pas Suarez arrijnë të barazojnë dhe dalin në avantazh.

Felipe Luis del me të kuq dhe lë Atletikon me 10 lojtarë që nga minuta e 44-t, ndërkohë që në pjesën e dytë është dhe Godin  që merr të verdhin e dytë dhe “Kolvconeros” mbeten me 9 lojtarë.

Megjithatë, rezultati mbetet i pandryshueshëm 2-1 në favor të Barcelonës që shkëputet me +3 në krye.

Top Channel