Elbasan, arrestohet 47-vjeçarja për shfrytëzim prostitucioni

31/01/2016 10:10

Policia e Elbasanit ka njoftuar arrestimin e një 47-vjeçare me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Bëhet fjalë për shtetasen Bajame Monçi, banuese në Shtërmen të Elbasanit.

47-vjeçarja u vu në pranga pasi në periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar, në qytetin e Cërrikut ka shfrytëzuar për prostitucion shtetaset A.O. (48 vjeç), A.M. (37 vjeç) dhe M.B. (43 vjeç).

Ndaj këtyre shtetaseve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Top Channel